SHBA urdhëron Kinën ta mbyllë Konsullatën brenda 72 orëve

10:52 | 22 Korrik 2020
Arbresh.info

Qeveria amerikane papritmas ka urdhëruar Kinën të mbyllë Konsullatën e saj në Hjuston në një eskalim të paprecendent, tha Ministria e Jashtme, në shenjën e fundit të prishjes së marrëdhënieve mes ekonomive më të mëdha të botës.

Kina se ky veprim ishte i njëanshëm nga Shtetet e  Bashkuara dhe se Pekini do të reagojë me kundërmasa të forta, nëse SHBA nuk e rikthen këtë vendim të gabuar, siç thuhet, transmeton portali arbresh.info.

Ajo ka akuzuar SHBA-të për ngacmim të stafit diplomatik dhe përfrikësim të studentëve kinezë, duke iu konfiskuar pajisjet elektronike dhe ndaluar pa arsye.

Misionet diplomatike kineze dhe personeli së fundmi kanë marrë edhe kërcënime me vdekje e bombë, thuhet tutje.

“Kina dënon me forcë një veprim të tillë të egër dhe të pajustifikuar, i cili do të sabotojë marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha Ministria e Jashtme.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA që të tërheqë menjëherë vendimin e saj të gabuar. Përndryshe Kina do të bëjë reagime të ligjshme dhe të nevojshme. ”

SHBA i dhanë Kinës 72 orë për të mbyllur konsullatën e saj në Hjuston, sipas Hu Xijin, redaktori i gazetës Global Times të Partisë Komuniste.

Policia dhe zjarrfikësit e Hjustonit zbritën në konsullatë pas raporteve të dëshmitarëve se letrat po digjeshin jashtë në kontejnerë të hapur, Houston Chronicle dhe dy stacione televizive lokale raportuan, duke cituar policinë lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme