Google ADS

SHBA, uragani “Nate” ka arritur në Luizianë

22:36 | 8 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Uragani i kategorisë 1, Nate, ka arrritur në lumin Misisipi, në skajin juglindor të shtetit amerikan, Luiziana.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka njoftuar mbrëmë se uragani ishte nisur për një pjesën veriore me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë. Përgjatë Bregut të Gjirit të Shteteve të Bashkuara është urdhëruar evakuim.

Konsiderohet se uragani nuk pritet ta godasë direkt qytetin, Nju-Orleans. Raportohet se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga vërshimet e gjëra në Amerikën Qendrore, pasi disa stuhi natyrore vdekjeprurëse i kanë goditur Karaibet, Meksikën dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme