Shtetet e Bashkuara u dhanë ultimatum Turqisë: Nëse blen sistemin rus të raketave S- 400, atëherë Uashingtoni do të vendosë sanksione kundër saj.
Ankaraja kërkon të mbrojë hapësirën e vet ajrore me një sistem rus raketash, ndërsa Uashingtoni pretendon që si vend partner i NATO-s, Turqia të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes, Patriot.
Lajmin e ultimatumit e përcolli televizioni CNBC. Ankaraja ka dy javë kohë për të hequr dorë nga blerja e raketave ajrore ruse, përndryshe do të përballet me masa te ashpra. Uashingtoni kërcënon po ashtu që t’ i refuzojë Turqisë furnizimin e avionëve luftarakë F 35.
Qeveria amerikane ka ushtruar prej muajsh tashme presion mbi qeverinë turke. Presidenti Donald Trump ka kritikuar blerjen e sistemit rus S- 400 të mbrojtjes ajrore, ndërsa sekretari i shtetit Mike Pompeo e kishte përmendur hapur mundësinë e sanksioneve. Ankaraja megjithatë nuk ndryshoi qëndrim.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar njoftoi këtë javë se ushtarët turq ndodhen tashmë në Rusi për të mësuar për përdorimin e S- 400. Në qershor ose në korrik sistemi do i dorëzohet Turqisë dhe në vjeshtë do të instalohet. Por nga ana tjetër, sanksionet amerikane mund ta godasin fort Turqinë. Që nga viti i kaluar Turqia ndodhet në krizë serioze ekonomike dhe monetare, ndërsa inflacioni dhe papunësia e kanë rënduar shumë popullsinë./tch
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...