Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 17 zyrtarëve të lartë qeveritarë, duke i akuzuar për “veprimtari malinje rreth globit”.
Dymbëdhjetë kompani në pronësi të oligarkëve, eksportues të armëve shtetërore dhe një bankë gjithashtu janë sanksionuar, transmeton portali arbresh.info
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha se ndëshkimet synonin ata që përfitonin nga “sistemi i korruptuar” i Rusisë.
Sipas tij, masa është përgjigjje ndaj ndërhyrjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Sanksionet gjithashtu po vendosen për shkak të veprimeve të ndërmarra nga Kremlini në Krime, Ukrainën lindore dhe Sirinë, tha Mnuchin në një deklaratë të premten.
Ai akuzoi qeverinë ruse për aktivitetet kibernetike “me qëllim të keq” dhe tha se sanksionet do të synonin “ata që përfitojnë nga regjimi i Putinit”.
Ky është veprimi më agresiv i marrë nga administrate Trump kundër Moskës.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 19 rusëve, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 dhe sulmet kibernetike.
SHBA gjithashtu ka dëbuar dhjetra diplomatë rusë në përgjigje të helmimit të një ish spiunit rus në Britani të Madhe./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...