Google ADS

SHBA u përpoq të mashtrojë Turqinë në Siri, thotë Erdogan

21:43 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan edhe njëherë ka sulmuar Shtetet e Bashkuara mbi komentet e tij të fundit mbi operacionin ushtarak të Turqisë në Afrin të Sirisë, duke thënë se “SHBA-të u përpoqën të mashtrojnë Turqinë”.

“Nëse jemi partnerë strategjik, do të na duhet të respektojmë dhe të lëvizim me ju. Por ju, (SHBA-të) u përpoqët që të na mashtroni. Ju keni dërguar 5 mijë kamionë me armë atje. Ju keni dërguar më shumë se 2 mijë kamionë municione atje. Ne kemi kërkuar armë nga ju, për t’i blerë me paratë tona, por ju nuk na keni dhënë ndonjë? Tani më tregoni, se a është kjo strategji partnerësh”, tha ai, transmeton portali arbresh.info

Erdogan ka komentuar edhe deklaratën e zëdhënëses të Departamentit të Shtetit në SHBA, Heather Nauert, e cila tha se “është e shqetësuar mbi situatën në Afrin”.

“Ku ishit ju, kur ne shprehëm shqetësimin tonë dhe thamë t’i heqim qafe terroristët”, shtoi Erdogan.

Ai ka theksuar se SHBA po bën deklarata të tilla pasi është “nën presion” prej kurdëve sirianë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm