Google ADS

SHBA u kërkon vendeve latine t’i prishin të gjitha lidhjet me Korenë e Veriut

19:38 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka kërkuar nga Kili, Peru, Meksiko dhe Brazili të prishin lidhje diplomatike me Korenë e Veriut, si pjesë e presionit ndaj Phenianit për të hequr dorë nga armët bërthamore.

“Është e domosdoshme që regjimi në Phenian të kuptojë se të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Pence në Santiago, transmeton portali arbresh.info.

“Shpresa jonë është që Kili, Brazili, Meksika dhe Peruja të na bashkohen në prishjen e të gjitha lidhjeve me Korenë e Veriut”, tha ai.

Vendet e Amerikës Latine që shkëpusin lidhjet diplomatike me Korenë e Veriut do të “lehtësojnë një rezultat paqësor” dhe do t’i tregojnë Phenianit se “ka një kosto” kur sfidon vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare, tha Pence.

“SHBA thjesht nuk do të lejojë një regjim komunist në Korenë e Veriut të posedojë armë bërthamore që mund të arrijnë vendin tonëdhe kërcënojnë amerikanët”, tha Pence./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme