Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talibanëve të bashkëpunojnë me qeverinë afgane në bisedimet për paqe, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit 16 vjeçar.
Ndihmës-sekretarja shtetërore e SHBA-së, përgjegjëse për çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Alice Wells, ka thënë se oferta e presidentit afgan, Ashraf Ghani për të biseduar me talibanët pa parakushte ka qenë “propozimi më speficik” për paqe, prej vitit 2001.
Duke folur para Institutit amerikan të Paqes në Uashington, ajo u ka bërë thirrje talibanëve që ofertën e Ghanit ta marrin me “shumë konsideratë”, duke shtuar se ka shenja që grupi militant ka qenë duke “diskutuar propozimin”.
Më 28 shkurt, Ghani u ka bërë ofertë talibanëve që të formojnë partinë e tyre politike dhe ka thënë se ai do të punojë në heqjen e sanksioneve të këtij grupi, nëse i bashkohet qeverisë në negociatat për paqe.
Në kthim të kësaj, militantët duhet të njohin qeverinë e Kabulit dhe të respektojnë sundimin e ligjit.
Mirëpo talibanët kanë vazhduar të refuzojnë bisedimet direkte për paqe me qeverinë afgane dhe kanë insistuar se mund të negociojnë vetëm me Shtetet e Bashkuara, të cilën e konsiderojnë “forcë të huaj okupatore”.
Talibanët po ashtu kanë thënë se forcat e NATO-s, duhet të tërheqin trupat e tyre para nisjes së negociatave.
Wells ka thënë se Uashingtoni nuk ka parë “ndryshime vendimtare nga Pakistani”, vend të cilin zyrtarët afganë dhe amerikanë e kanë akuzuar për mbështetje të talibanëve.
“Mirëpo ne nuk do të largohemi nga Pakistani”, ka thënë Wells, duke shtuar se Islamabadi ka rol vendimtar në dërgimin e militanëve para tryezës së negociatave.
Rusia dhe Irani kanë krijuar kontate me talibanët në vitet e fundit për shkak të kërcënimit të përbashkët të grupit militant, Shteti Islamik në Afganistan.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj