Në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara trazirat vijuan për të tretën natë me radhë pasi më herët policia plagoi një të ri afromerikan i cili tani raportohet i paralizuar. Të martën në mbrëmje mbi 200 protestues sfiduan urdhrin e ndalim qarkullimit dhe u përleshën me policinë.
Për të qetësuar gjendjen është thirrur në ndihmë edhe Garda Kombëtare, por gjendja vijon të jetë e rëndë.
Mediat vendore raportuan për disa automjete ushtarake që patrullonin rreth ndërtesës së gjykatës dhe qëllonin me gazlotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Shumica e tyre i qëlluan policisë me shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera.
Ndërtesa dhe automjete janë dëmtuar gjatë protestave, ndërsa përleshjet me policinë natën e tretë filluan pak pasi guvernatori i Wisconsin, Tony Evers, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërcënoi të dislokojë më shumë trupa të Gradës Kombëtare në përpjekje për të vendosur rregullin në qytet.
E ëma e tij Julia Jackson iu bëri thirrje për qetësi protestuesve. Gjatë një konference për shtyp ajo tha se i biri po lufton për jetën dhe se “nëse ai do ta dinte se çfarë po ndodh në qytet në lidhje me dhunën dhe shkatërrimet, ai do të ishte shumë i pakënaqur”.
29-vjeçari Jacob Blake, baba i gjashtë fëmijëve, u qëllua disa herë ndërsa hapte derën e makinës së tij në rajonin Kenosha. Të paktën një prej plumbave i preku shtyllën kurrizore. Ai ishte i paarmatosur.
Ky është një rast i përsëritur i përdorimit të armëve të zjarrit ndaj qytetarëve afromaerikanë të paarmatosur. Më herët, vdekja e afroamerikanit George Floyd më 25 maj të këtij viti në Minneapolis, solli protesta dhe trazira që zgjatën disa javë.
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank