Autoritetet në Sherlotsvill, në shtetin amerikan të Virxhinias, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në prag të një marshimi masiv të nacionalistëve të bardhë.
Disa mijëra persona pritet t’i bashkohen manifestimit “Bashkimi për të Drejtën”, që kundërshton planet për heqjen nga vendi të statujës së një gjenerali të Luftës Civile amerikane që ishte pro skllavërisë.
Ende pa nisur tubimi, përleshjet shpërthyen mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe anti-protestuesve, që janë mbledhur gjithashtu në qytet. Sipas policisë, të paktën 2 persona janë plagosur.
Forcat e rendit kanë qëlluar gaz lotësjellës ndaj demonstruesve dhe kanë deklaruar se janë kryer disa arrestime pas një njoftimi për mbajtjen e një mitingu të paligjshëm në vendin e njohur si Parku i Emancipimit.
Gjendja e jashtëzakonshme po u lejon autoriteteve lokale që të kërkojnë ndihma shtesë në rast nevoje. Kjo, pasi protestuesit e ekstremit të djathtë janë të armatosur dhe të veshur me uniforma milicie dhe mbajnë flamuj të Konfederatës.
Ata janë acaruar nga planet e autoriteteve për lëvizjen e statujës së gjeneralit Robert E Lee, i cili udhëhoqi forcat e Konfederatës në luftën civile amerikane të viteve 1861-65.
“New York Times” raporton se disa prej protestuesve bërtisnin “Ju nuk do të na zëvendësoni” dhe “Hebrenjtë nuk do të na zëvendësojnë”.
Për t’iu bërë kontrast, organizata anti-raciste si “Black Live Matter” janë mbledhur gjithashtu në tubime.
https://twitter.com/RealAlexRubi/status/896429257865482241
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...