Ministri i jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza denoncoi dje adminsitratën e Shteteve të Bashkuara për kalimin e aseteve shtetërore të sekuestruara të vendit te kryeopozitari i mbështetur prej tyre Juan Guaido.
“Banka Qendrore e Venezuelës denoncon shpronësimin vulgar të kryer nga administrata e SHBA në bashkëpunim me disa deputetë të Asemblesë Kombëtare të vendit, të burimeve financiare të vendit të bllokuara në Citibank,” tha Arreaza në një komunikim, duke dënuar aktin unilateral të sekuestrimti të fondeve të Caracas.
Banka qendrore e Venezuelës tha: “Kapja e fondeve do të ketë pasoja të rënda në zhvillimin e ekonomisë së Venezuelës, që është goditur gjithashtu nga bllokada ilegale ekonomike e financiare e elitës supremaciste që drejton SHBA, si dhe nga pasojat e pandemisë globale të koronavirusit”.
Në fillim të javës deputetët veneluelanë të grupit të Guaidos autorizuan transferimin e rreth $342 milionë fonde të bankës qendrore të Venezuelës të depozituara në bankën amerikane Citibank në llogarinë e tyre federale.
Uashingtoni dhe leatët e tij nisën sekuestrimin e aseteve shtetërore të Venezuelës prej fillimit të 2019, pas njohjes së Guaido si president i përkohshëm i vendit.
Sekuestrimet përfshijnë konfiskime të florit në bankat amerikane e evropiane, si dhe ngrirje të aseteve të rafinerive me bazë në SHBA si Citgo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...