Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se sundimit të familjes Assad në Siri është duke i ardhur fundi. Sipas tij, e vetmja çështje është se si të shkaktohet një gjë e tillë.
Tillerson i bëri këto komente pas një takimi me të dërguarin e OKB-së, Staffan de Mistura, në Gjenevë, raporton Reuters, përcjell Express.
Tillerson ka theksuar reafirmimin e përkushtimit të Uashingtonit për ta ringjallur procesin e paqes të Gjenevës për Sirinë gjatë takimit me Mistura.
“Arsyeja e vetme pse forcat siriane janë treguar të suksesshme është përkrahja ajrore që e kanë marrë nga Rusia”, ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...