SHBA po tërheq katër bateri raketash Patriot dhe dhjetëra trupa të vendosura në Arabinë Saudite në vazhdën e tensioneve të rritura me Iranin, shkroi gazeta amerikane Wall Street Journal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asetet ushtarake u dërguan në Arabinë Saudite pasi një sulm ndaj objekteve të saj të naftës shkatërroi prodhimin e mbretërisë. Riadi dhe Uashingtoni e kanë fajësuar Iranin për sulmet, ndërsa Teherani ka mohuar akuzat pas një serie sulmesh në rajon ndaj tankerëve të naftës në Gjirin Persik që ndodhën gjatë disa muajve.
Përveç tërheqjes së sistemeve Patriot dhe trupave, SHBA tashmë ka zhvendosur dy skuadrone të avionëve luftarakë dhe po shqyrton t’i japë fund pranisë së saj detare në Gjirin Persik, sipas Wall Street Journal.
Tërheqja e Patriotëve aktualisht është duke u zhvilluar dhe bazohet në bindjen e “disa zyrtarëve” se Irani “nuk paraqet më një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike amerikane”, shkroi gazeta.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...