Kërcënimet e Koresë Veriore për të testuar një raketë tjetër balistike, kanë nxitur reagimin e SHBA-ve me vendosjen e qindra trupave amerikane në Azinë Lindore.
Regjimi i Kim Jong-un po planifikon nisjen e një raketë të re balistike, ose pritet të kryejë një tjetër test bërthamor, përderisa vendi është duke shënuar përvjetorin e themelimit, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët besojnë se Kim Jong-un pritet të festojë festën në stil shërthyer, duke ngritur alarm në Seul, Uashington dhe Tokio.
SHBA-të kanë marrë vendim që 600 trupa ushtarake me bazë në Alaskë të transportohen në Japoni, në mënyrë që të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake, duke e rritur numrin e ushtraëve amerikane në rajon.
Kapiteni Adam Boëen, një zëdhënës i Brigadës së parë të Stryker, tha se grupi është i gatshëm të merret me “çdo gjë” që Koreja e Veriut i hedh mbi ta.
Dita e themelimit të Republikës shënohet çdo vit në Korenë e Veriut ku është një nga festivalet më të rëndësishme në kalendarin e shtetit./arbresh.info/
Vullneti me elemente druri të kuzhinës, proteston ndaj debat...
Statovci për LDK-në: Kritikon ndihmën që ua bëjmë nënave e f...
Sindikata e Re e KEK-ut hyn në grevë nga 20 nëntori
Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e Urgjencës Mjekësor...
Lela: Kam pëlqim për Leon, Drilonin e shoh vetëm si shok
Sherri në familjen mbretërore, prokuroria kërkon dënimin e P...