Zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në perëndim të Shteteve të Bashkuara, kanë mbuluar zona të mëdha të Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit me re tymi, që kanë nxitur evakuimin e banorëve nga frika se mund të ketë numër të madh të viktimave.
Gjysmë milioni njerëz në Oregon më 12 shtator janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, që t’i ikin zjarreve dhe ajrit të ndotur. Ndërkaq, personat që kanë vendosur të mos largohen, janë udhëzuar që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të mbyllin dritaret.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka publikuar fotografi satelitore ku shfaqet një re masive e tymit, që gjendet përgjatë Bregut Perëndimor e që arrin deri në Oqeanin Paqësor.
Zjarret vazhduan të përhapen më 12 shtator, por me një ritëm më të ngadaltë sesa në fillim të javës.
Në Kaliforni, aktualisht janë 28 zjarre të mëdha aktive që kanë djegur mbi 2 milionë hektarë tokë.
Deri më tani, 20 persona kanë vdekur në Kaliforni që prej se zjarret shpërthyen në mes të muajit gusht dhe më shumë se 4,000 shtëpi janë djegur.
Në Oregon, të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë djegur. Disa qytete të vogla janë shkatërruar plotësisht.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të vizitojë Kaliforninë më 14 shtator për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarret, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe guvernatorët e Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit kanë thënë se zjarret janë pasojë e ngrohjes globale./tch
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...