Ambasadori amerikan në Irak ka thënë se do të ketë tërheqje të tjera nga Iraku në muajt në vijim.
Në një konferencë për media në Ambasadën Amerikane në Bagdad, ambasadori Douglas Silliman ka thënë se “prezenca e forcave amerikane në Irak është zvogëluar, posaçërisht në provincën Anbar, në koordinim me forcat irakiane”, raporton agjencia e lajmeve Sumeria, transmeton portali arbresh.info
“Do të ketë një reduktim gradual të këtyre forcave në muajt e ardhshëm, pa zëvendësuar ato me të tjera“, Silliman u tha gazetarëve.
Më parë, trupat u ngarkuan për të siguruar mbështetje për zjarrin e artilerisë, përveç trajnimit dhe këshillimit të forcave irakiane, por forcat amerikane po përqendrohen vetëm në trajnimin e forcave irakiane se si të ruajnë zonat e çliruara, si dhe ofrimin e ndihmës humanitare për personat e zhvendosur deri sa të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas Silliman.
Mbi 5,000 trupa amerikane janë vendosur në Irak për të mbështetur forcat irakiane gjatë betejave kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS)./Arbresh.info/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...