SHBA-të janë të hapura për negociata me Korenë e Veriut që kanë për qëllim heqjen e armëve bërthamore nga rajoni, tha Sekretari i Shtetit amerikan, Rex Tillerson.
Megjithatë, ai ka shtuar se SHBA-të do të përdorin forcën ushtarake nëse është e nevojshme, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i jashtëm i Kinës, aleati më i madh i Koresë së Veriut, ka theksuar se ‘zgjidhja paqësore është zgjidhja e vetme e drejtë’.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rex Tillerson, tha se kërcënimi i Koresë Veriore për të nisur një sulm bërthamor ndaj fqinjëve të saj është ‘i vërtetë’.
Mijëra ushtarë amerikanë janë vendosur në Korenë e Jugut dhe në Japoni, në rast të ndonjë sulmi të mundshëm./Arbresh.info
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec