SHBA: Të shtëna në një supermarket, 1 i vrarë dhe 13 të plasogur

23:39 | 23 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Të paktën 13 persona janë plagosur dhe njëri ka humbur jetën si pasojë e të shtënave që ndodhen sot në një supermarket në Memphis, në shtetin federal të Tennesse.

Sipas ABC News, disa nga njerëzit arritën të shpëtonin pasi u fshehën pas frigoriferëve, ndërsa thuhet se sulmuesi bëri vetëvrasje pas të shtënave, transmeton portal arbresh.info

Sipas dëshmitarëve, aty ishin dy helikopterë mjekësorë për evakuimin e viktimave, dhe kur ambulanca mbërriti në vend, disa persona u transportuan me urgjencë në spital, raportoi VMC-TV.

Disa dëshmitarë raportuan se kishin dëgjuar të paktën një duzinë të shtënash.
Shkollat që ndodhen pranë vendit të ngjarjes janë mbyllur.

Ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme rreth ngjarjes./arbresh.info/

https://twitter.com/WSMV/status/1441125957050384384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1441125957050384384%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D09dd%3D23nav_category%3D78nav_id%3D1927108

https://twitter.com/ABC/status/1441136622091726848?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1441136622091726848%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D09dd%3D23nav_category%3D78nav_id%3D1927108

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme