Administrata e Presidentit Biden po planifikon të financojë pjesën më të madhe të investimeve në infrastrukturën amerikane dhe vendet e punës, duke rritur normën e taksave për të pasurit dhe bizneset.
Ndërkohë, një studim i ri i cituar nga VOA, tregon se individët e pasur aktualisht po shmangin tatimet mbi të ardhurat në nivele që kapin shifrën prej 175 miliardë dollarë në vit, duke përdorur skema komplekse të evazionit fiskal. Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se normat e larta të taksimit mund të zbehin edhe më tej përputhshmërinë ndaj ligjeve të taksave.
Nuk ka qenë sekret që çdo vit Shtetet e Bashkuara përballen me një “hendek tatimor” – e kjo është diferenca mes taksave të paguara dhe taksave që duhet të paguhen. Por kur hulumtuesit nga agjencia amerikane e taksave, që njihet si IRS, bashkëpunuan me tre ekonomistë akademikë për të llogaritur shumën e të ardhurave që amerikanët e pasur fshehin nga agjencia e taksimit çdo vit, vlerësimet e tyre i tejkaluan në mënyrë të dallueshme përllogaritjet e mëparshme.
Studimi i tyre, i botuar nga Byroja Kombëtare për Hulumtime Ekonomike, tregoi se individët që përbëjnë 1% të popullsisë me të ardhurat me të larta, ulin raportimin e të ardhurave me mesatarisht 20% çdo vit. Daniel Reck i Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe një nga autorët e studimit shpjegoi se, “Ekziston një evazion i konsiderueshëm dhe i sofistikuar i taksave mes atyre që kanë të ardhurat më të mëdha dhe ai është aq i sofistikuar, sa shpeshherë nuk zbulohet nga kontrollet e rastësishme të përdorura për të matur hendekun tatimor.
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...