Uashingtoni po planifikon të zvogëlojë ose të ndalojë ndihmat financiare për Pakistanin, tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.
Më herët presidenti Donald Trump tha se Pakistani në këmbim të miliarda dollarëve i ka dhënë Uashingtonit vetëm gënjeshtra dhe mashtrime, transmeton portali arbresh.info
SHBA “i ka dhënë Pakistanit më shumë se 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 viteve të fundit dhe ata nuk na kanë dhënë asgjë tjetër veçse gënjeshtra dhe mashtrime, duke menduar se udhëheqësit tanë janë budallenj”, tha Trump në 1 janar.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/947802588174577664?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fnews%2F201801021060482146-us-withholding-funding-pakistan-us%2F
Rreth një e treta e financimit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Pakistanin në vitin 2016, rreth 253 milionë dollarë në total prej 777 milionë dollarë, është shpenzuar në programin e financimit ushtarak të Departamentit të Mbrojtjes, i cili u ndihmon vendeve të blejnë pajisje më të avancuara ushtarake me dollarë amerikanë të taksapaguesve./Arbresh.info/
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...