Google ADS

SHBA-të kryejnë sulme ajrore kundër ISIS në Somali

21:55 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë kryer dy sulme ajrore që synonin militantët e Shtetit Islamik në verilindje të Sonalisë, ka deklaruar ushtria amerikane.

Ky besohet të jetë sulmi i parë i këtij lloji kundër grupit terrorist në Somali, transmeton portali arbresh.info

Ushtria amerikane ka deklaruar se “disa terroristë” janë vrarë gjatë sulmeve ajrore.

Muajin e kaluar, një grup besnik ndaj Shtetit Islamik ka kapur një qytet të vogël në gjysmë rajonin autonom të Somalisë, në Putland.

Grupi, i cili i referohet vetes thjesht si Shtet Islamik, është një rival i forcës më të madhe al Shabaab, e cila është e lidhur me al-Kaidën, rivale të Shtetit Islamik dhe që dikur ka kontrolluar shumicën e Somalisë.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer herë pas here sulme ajrore kundër militantëve të al Shabaab në Somali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme