Google ADS

SHBA-të kishin numrin më të madh të milionerëve, tani është rrëzuar nga froni nga një shtet tjetër

11:17 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Kina për herë të parë ka më shumë njerëz të pasur sesa SHBA-të, këtë e dëshmon raporti i bankës Credi Suisse.

Analiza vjetore e pasanikëve ka treguar se në mesin e 10 për qind të njerëzve më të pasur në botë, ekzistojnë 100 milionë kinezë kurse 99 milionë amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht tensioneve ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës, gjatë 12 muajve të fundit të dy këto vende prijnë bindshëm sa i përket pasanikëve me 3.8 miliardë dollarë, respektivisht 1.9 miliard dollarë”, thotë Nanet Hekler Fajderb, drejtor i Credit Suisse, shkruan The Guardian.

Për të figuruar në mesin e 10 për qindëshit të njerëzve më të pasur në botë, nevojitet të ketë kursime në vlerë prej 109.430 dollarë. Sa i përket kësaj, Kina ka tejkaluar SHBA-të, që megjithatë vazhdojnë të kryesojnë kur është fjala për njerëz super të pasur, me 40 për qind të milionerëve të botës.

Gjatë vitit të kaluar, numri i milionerëve në dollarë në SHBA është rritur për 675 mijë, kështu që tani janë 18,6 milionë. Kjo do të thotë që çdo i 14 person në SHBA është milioner.

Ndërkaq në Kinë ekzistojnë 4.4 milionë milionerë, që është për 158 mijë më shumë në raport me vitin e kaluar, thuhet ndër tjera në raport.

Gjithashtu theksohet se rënie e vlerës së funtës për shkak të BREXIT-it, ka rezultuar me rënien e numrit të milionerëve britanikë për 27 mijë në 2.46 milionë. Me tre milionë milionerë, 5 për qind e numrit të përgjithshëm në botë, Britania e Madhe rendit në vendin e katërt në listë, pas SHBA-së, Kinës dhe Japonisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme