Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që të përjashtohet Rusia nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, pasi Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e civilëve në qytetin Bucha.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Bukuresht, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se anëtarësimi i Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut është thjesht farsë, shkruan Reuters.
“Kjo është e gabuar, për këtë besojmë se është koha që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ta përjashtojë”, tha Thomas-Greenfield.
Që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë gjatë 24 shkurtit, Asambleja ka miratuar dy rezoluta me të cilat dënon Rusinë me të paktën 140 vota për.
“Porosia imë për ato 140 vende që kanë qëndruar me trimëri të bashkuar është: fotografitë nga Bucha dhe tmerret në tërë Ukrainën kërkojnë nga ne që fjalët tona t’i shndërrojmë në vepra”, shtoi ambasadorja Thomas-Greenfield gjatë fjalimit të mbajtur në Rumani. /arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...