SHBA-të japin edhe një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

08:10 | 9 Gusht 2022
K.B

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një tjetër ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, prej një miliard dollarësh.

Ndihma vjen pasi Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) premtoi një shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh për qeverinë e Ukrainës për shërbimet bazë, si rrjedha e energjisë elektrike në spitale dhe dërgimi i furnizimeve humanitare për ukrainasit.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se i është mirënjohës SHBA-së për ndihmën e dhënë dhe se çdo dollarë më shumë është një hap drejt mposhtjes së Rusisë.

“I jam mirënjohës njerëzve të SHBA-së për ndarjen e një pakete tjetër prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën. Çdo dollar i një ndihme të tillë është një hap drejt mposhtjes së agresorit. Ne do të kujtojmë gjithmonë mbështetjen e lidershipit amerikan në këtë kohë kur ndihma është më se e nevojshme!”, u shpreh ai përmes një postimi në Twitter. /euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme