Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka akuzuar Iranin për furnizim me raketa balistike grupin rebel Houthi në Jemen, me qëllim të sulmimit ndaj Arabisë Saudite.
Para gazetarëve ajo ka treguar mbetjet e raketës balistike që ishte ofruar për të goditur aeroportin e Riyadit gjatë muajit të kaluar, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Ajo gjithashtu tha se raketat kishin të ngjitur etiketën “Made in Iran” dhe shtoi se me këtë veprim Irani ka shkelur rezolutat e OKB-së.
Irani mohon armatosjen e lëvizjes Houthi, ndërsa deklaratën e Haley e ka quajtur “të papërgjegjshe, provokative dhe destruktive”.
Haley theksoi se raketa kishte potencial që të vrasë qindra civilë dhe theksoi “faktin e pamohueshëm se sjellja e regjimit iranian është duke u rritur me të keq”./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...