Google ADS

SHBA-të i frikësohen Rusisë

14:30 | 26 Tetor 2015
Arbresh Info

Ushtria amerikane dhe komuniteti i inteligjencës po shqetësohet që Rusia mund të pres kabllot nën ujë për shkak të krizës diplomatike duke shkaktuar kështu ndërprerje të internetit.

‘The New York Times’ raporton që spiunët e SHBA-së kanë vërejtur që nëndetëset ruse dhe anijet spiune janë duke vepruar si të dyshimta rreth kabllove në Detin Verior, në veri-lindje të Azisë dhe në brigjet amerikane, transmeton arbresh.info.

Gazeta shkruan që 12 zyrtarë kanë konfirmuar që kjo çështje ka ngjallur interesim edhe tek Departamenti i Mbrojtjes në SHBA. Zyrtarët shtuan që rusët mund të jenë duke kërkuar për kabllot sekrete ushtarake të përdorura nga SHBA-të.

“Është shqetësuese të dëgjosh se ndonjë vend është ngatërruar me kabllot komunikuese. Megjithatë, për shkak të natyrës së operacioneve nëndetëse, ne nuk diskutojmë specifikat”, tha një zëdhënës i ushtrisë amerikane./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme