Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër Kongresit amerikan, përmes së cilës i ka njoftuar ata për sulmin ajror në Siri.
Në letër ai ka potencuar se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa shtesë për të çuar përpara interesat kombëtare të vendit, transmeton portali arbresh.info.
Donald Trump ka shpjeguar vendimin e tij për të nisur një sulm mbi bazën ajrore Shayrat në Siri, duke pretenduar se ai vepruar për shmangien e një ‘katastrofe humanitare’.
“Agjencia e Inteligjencës në SHBA ka treguar se forcat ushtarake siriane që veprojnë nga ky aeroport ishin përgjegjëse për sulmin me armë kimike ndaj civilëve sirianë në jug të provincës Idlib, Siri, që ndodhi me 4 prill”, thuhet në letrën e Trumpit.
“Këtë veprim e kam drejtuar që të degradoj aftësinë e ushtrisë siriane për të kryer sulme të mëtejshme kimike dhe të bëj qeverinë siriane të mendojë mbi përdorimin e armëve kimike, në këtë formë duke promovuar stabilitetin e rajonit dhe shmangien e një katastrofe aktuale humanitare në rajon”, thuhet më tej në letër./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...