Kryesori i Operacioneve Speciale të ShBA-së tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë eliminuar më shumë se 60,000 luftëtarë të ISIS-it.
Deklarata e tij ka një numër dukshëm më të madh të pjesëtarëve të vrarë se sa që ishte raportuar më parë, numër ky që sillej rreth 50,000 persona, transmeton arbresh.info.
Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u raportua për një numër prej 25,000 të vdekurve, gjë që bie ndesh me të dhënat më të reja e që i sjell probleme presidentit Trump për ndërtimin e një plani për luftimin e këtij grupi.
Por nga përvojat e më hershme dihet se Pentagoni jo gjithherë ka treguar numrin e saktë të viktimave./Arbresh.info
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...