Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediat, pasi një gjykatë ruse gjobiti radion Europa e Lirë, një media e sponsorizuar nga SHBA-të.
Radioja u dënua ditën e enjte nga gjykata, me argumentin se kishte shkelur ligjin e “agjentit të huaj”, ndërsa masa ndëshkimore ishte gjoba me rreth 1585 dollarë. Ky dënim u përshkrua nga transmetuesi thjesht si hapi i fundit i një fushate të ndërmarrë kundër saj nga ana e Moskës.
“Qeveria ruse vazhdon të pengojë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias. Ne dënojmë dënimin selektiv të Radios Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, sipas ligjit të Rusisë mbi mediat e agjentëve të huaj”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.
Rusia përcaktoi RFE/RL dhe Zërin e Amerikës si “agjentë të huaj” në muajin dhjetor. Sipas këtij përcaktimi, rusët duhet të përfshihen në çdo informacion që këta transmetues publikojnë ose transmetojnë në audiencën ruse.
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...