Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer sulm në qytetin sirian, Deir al-Zor, përkatësisht ndaj infrastrukturës së përdorur nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Komanda Qendrore e ushtrisë, ka thënë përmes një deklarate se këto sulme kanë për synim të mbrojnë forcat amerikane nga sulmet e grupeve të mbështetura prej Iranit.
Sulmet “kanë pasur qëllim të kufizojnë rrezikun e përshkallëzimit dhe që të minimizojnë rrezikun për viktima”, ka thënë Komanda amerikane.
Megjithatë, ajo as nuk ka identifikuar shënjestrat dhe as nuk ka ofruar të dhëna nëse ka pasur të vdekur si pasojë e sulmeve.
Sipas ushtrisë amerikane, urdhri për sulm është dhënë nga presidenti amerikan, Joe Biden.
“Sulmet e sotme kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan”, ka thënë zëdhënësi i Komandës Qendrore, Joe Buccino, përmes një deklarate.
Buccino ka shtuar se sulmet janë përgjigje ndaj sulmit të 15 gushtit që ka shënjestruar forcat amerikane.
Në atë sulm është thënë se dronët e nisur nga milicitë e mbështetura nga Irani kanë shënjestruar bazën ushtarake al-Tanf Garrison, që e përdorin forcat amerikane.
Komanda Qendrore amerikane ka thënë se në këtë sulm nuk ka pasur dëme dhe as viktima.
Deir al-Zor është provincë strategjike siriane në kufi me Irakun.
Ajo kontrollohet nga grupet e mbështetura nga Irani dhe forcat siriane.
Kjo zonë ka qenë shpesh shënjestër e aeroplanëve ushtarakë izraelitë. /rel
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?