SHBA sulmon depot e armëve Houthi në Jemen

10:49 | 17 Tetor 2024
R J

Forcat amerikane goditën depot e armëve Houthi në Jemen, raporton rrjeti amerikan ABC News.

“Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së nisën sulme ajrore kundër objekteve të ruajtjes së armëve të rebelëve Houthi që mbështeten nga Irani në zonat që ata kontrollojnë në Jemen”, raportuan aturitetet.

Sipas mediave amerikane, sulmet kundër Houthis në Jemenin perëndimor u kryen nga bombarduesit Strategic Stealth B-2 “Spirit” të fluturuar nga baza ajrore Whiteman në Misuri, duke shënuar misionin e parë luftarak nga bombarduesi që nga fillimi i fushatës amerikane. në Lindjen e Mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme