Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e ka shtyrë vizitën e tij në Egjipt dhe Izrael, që ishte paraparë për këtë javë.
Zyra e tij tha se është vendosur shtyrja e udhëtimit për të siguruar kalimin në Senat të reformës gjithëpërfshirëse të taksave, kështu që ai do të mbetet në Uashington dhe sot më vonë nuk udhëton për në Lindjen e Mesme.
Pritet që tash ky udhëtim i zotit Pence të realizohet në muajin janar.
Turneu i tij në Lindjen e Mesme ishte planifikuar megjithë trazirat në rajon lidhur me njohjen e Jerusaleemit për kryeqytet të Izraelit, nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka anuluar takimin e tij të planifikuar me zotin Pence pas shpalljes për Jerusalemin, më herët këtë muaj. Takimin me zyrtarin e lartë amerikan e kanë anuluar edhe klerikët e lartë myslimanë dhe koptët e krishterë në Egjipt.
Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur veto ndaj një propozim-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën refuzohej vendimi i Trumpit.
Anëtarët e tjerë të këshillit votuan në favor të propozimit, që ishte paraqitur nga Egjipti./REL
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”