Ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve po bën përpjekje për të plotësuar kërkesat e republikanëve të linjës së ashpër dhe për të tejkaluar situatën e krijuar nga një rebelim i fundit, disa demokratë paralajmërojnë për një rrugëtim të vështirë për miratimin e legjislacionit që do të garantojë funksionimin e qeverisë.
Ligjvënësit republikanët organizuan një votim javën e kaluar për armët dhe një votim për masa ndëshkimore ndaj njërit prej kritikëve më të zëshëm të ish-Presidentit Donald Trump, ligjvënësit demokrat Adam Schiff.
Këto dy procese e ndihmuan Dhomën e Përfaqësuesve që të rifillonte punën, megjithëse dështoi propozimi për masat ndëshkimore, pasi në ndihmë të ligjvënësit Schiff dolën rreth 20 ligjvënës republikanë.
Megjithatë, zhvillimi më domethënës i javës ishte një njoftim i udhëheqësve republikanë, që u bë pa shumë bujë.
Republikanët thanë se synojnë të hartojnë projektligje për kuotat e shpenzimeve të programeve dhe agjencive qeveritare, me shifra më të ulëta nga ç ‘ishte rënë dakord në marrëveshjen e arritur me Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.
Marrëveshja arriti të shmangë një situatë mospagimi të borxheve të qeverisë federale të pahasur më parë.
Zoti McCarthy u shpreh se shifrat që ai pati negociuar me Shtëpinë e Bardhë përfaqësonin tavanin, dhe se “ju mund t’i ulni gjithsesi më tej”.
Ligjvënësja republikane Kay Granger, e cila drejton Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, nxori në vijim një deklaratë ku thuhet se do të kërkohet kufizimi i shpenzimeve që nuk lidhen me fushën e mbrojtjes në nivelin e shpenzimeve të vitit fiskal 2022, duke thënë se marrëveshja për borxhin “caktoi një maksimum shpenzimesh – një tavan, jo një dysheme”.
Njoftimi u prit me kënaqësi nga republikanët që kishin kritikuar Kryetarin McCarthy, një ligjvënës republikan nga Kalifornia, dhe që kishin kundërshtuar një marrëveshje për tavanin e borxhit pasi mendonin se një marrëveshje e tillë do të lejonte shpenzime të tepërta.
Por, deklarata e fundit u prit menjëherë me kritika nga demokratët që thonë se një përpjekje për të anashkaluar shifrat e përcaktuara në marrëveshjen e arritur për tavanin e borxhit, do të garantonte praktikisht një ngërç mes Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë, dhe ndoshta edhe një ndalje të financimit të qeverisë, kur të përfundojë viti i tanishëm fiskal në fund të shtatorit.
“Është prelud për mbylljen e qeverisë – ajo çfarë ata po orkestrojnë”, tha ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro, drejtuese e demokratëve në Komisionin për Buxhetin të Dhomës së Përfaqësuesve.
Njoftimi u prit me kënaqësi nga republikanët që kishin kritikuar Kryetarin McCarthy, një ligjvënës republikan nga Kalifornia, dhe që kishin kundërshtuar një marrëveshje për tavanin e borxhit pasi mendonin se një marrëveshje e tillë do të lejonte shpenzime të tepërta.
Por, deklarata e fundit u prit menjëherë me kritika nga demokratët që thonë se një përpjekje për të anashkaluar shifrat e përcaktuara në marrëveshjen e arritur për tavanin e borxhit, do të garantonte praktikisht një ngërç mes Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë, dhe ndoshta edhe një ndalje të financimit të qeverisë, kur të përfundojë viti i tanishëm fiskal në fund të shtatorit.
“Është prelud për mbylljen e qeverisë – ajo çfarë ata po orkestrojnë”, tha ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro, drejtuese e demokratëve në Komisionin për Buxhetin të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion