Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden po shqyrtojnë mundësinë që SHBA të rishikojë disa veprime të biznesmenit Elon Musk.
Ndër to përfshihet marrëveshja për blerjen e Twitter-it dhe funksionimin e rrjetit satelitor Starlink në pronësi të miliarderit amerikan, raportoi sot Reuters.
Musk së fundmi njoftoi në Twitter propozimin e tij për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe deklaroi se kompania e tij SpaceX nuk mund të financonte pafundësisht shërbimin e internetit Starlink në atë vend.
Ndërkohë më vonë lajmëroi se gjithsesi do të vazhdojë me këtë financim.
Diskutimet për një rishikim të veprimeve të Musk janë në një fazë të hershme, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të afërta me çështjen, të cilët vunë në dukje se Departamenti i Shtetit po shqyrton mënyra të mundshme për të rishikuar veprimet e Musk.
Një element që mund të shqyrtohet është prania e investitorëve nga Arabia Saudite në konsorciumin e Musk në marrëveshjen prej 44 miliardë eurosh për blerjen e Twitter, e cila u arrit në prill, por ende nuk është materializuar, dhe për të cilën Twitter po padit Musk.
Vazhdimi i procesit gjyqësor mes Twitter dhe Musk është planifikuar për më 28 tetor, por të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të rënë dakord për marrëveshjen origjinale. /euronews
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec