Ndihmës sekretari amerikan i shëndetësisë, Brett Giroir tha se është e mundur që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa një variant i ri i Covid-19 po përhapet në këtë vend. Por Giroir shtoi se nuk ishte marrë ende një vendim mbi këtë çështje.
“Mendoj se gjithçka është e mundur. Thjesht duhet të vendosim të gjitha opsionet mbi tavolinë, të kemi një diskutim të hapur shkencor dhe të bëjmë rekomandimin më të mirë“,- tha ai gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, duke shtuar se grupi i punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë do të takohet më vonë gjatë ditës.
Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson pritet të drejtojë një takim të komitetit të krizave për të adresuar çështjen e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë Britanisë, veçanërisht lëvizjen e mallrave.
Shumë shtete ndaluan fluturimet me Britaninë e Madhe, përfshirë këtu dhe vendin tonë.
Tensione lidhur me variantin e ri të COVID-19-s janë shfaqur edhe jashtë Britanisë. Ministri i jashtëm i Italisë tha të dielën se në Romë është identifikuar një rast. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë raste janë zbuluar në Danimarkë dhe nga një në Holandë e Australi./VOA/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...