SHBA-Shpërthen goma e avionit në aeroport. Gjejnë vdekjen 2 punonjës, plagoset një tjetër

18:19 | 27 Gusht 2024
A B

Dy punonjës të aeroportit të Atlantës kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi shpërtheu njëra prej gomave të avionit.

Shpërthimi ndodhi në objektin e mirëmbajtjes teknike të Operacioneve Teknike të Delta Air Lines në Atlanta në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, teksa njëra prej gomave po hiqej nga aeroplani, ndërsa nuk jepen detaje shtesë mbi incidentin e mëngjesit të sotëm.

Nga ana e saj, linja ajrore tha se “po punon me autoritetet lokale dhe po kryen një hetim të plotë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”.

Sipas zyrtarëve të aeroportit incidenti nuk kishte asnjë ndikim në funksionimin e aeroportit. Ndërsa Delta shtoi se është “zemërthyer” dhe “mirënjohëse për veprimin e shpejtë të reaguesve të parë dhe ekipeve mjekësore në vend.”

Kryetari i bashkisë së Atlantës, Andre Dickens ka shprehur ngushëllimet për familjet dhe të dashurit e punonjësve që gjetën vdekjen.

“Mendimet e mia janë gjithashtu me ata që u plagosën dhe shpresoj për shërimin e tyre të shpejtë dhe të plotë”, u shpreh ai.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe aeroportit./rtsh/

Të ngjashme