Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në El Paso të Teksasit, të shtëna të tjera janë njoftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person ka hapur zjarr në një bar në Dayton, Ohio, rreth orës 1:55 të së dielës, duke përdorur një pushkë gjysëm automatike dhe vrarë shtat persona. Po ashtu, ka plagosur 24 të tjerë.
Ka dyshime se sulmuesi është plagosur.
Sipas burimeve, Policia po i përgjigjet në mënyrë aktive sulmuesit në një qëndër artesh dhe argëtimi në Dayton këtë të diel në mëngjes. Disa dëshmitarë okularë thanë se kanë parë disa të plagosur.
Jo më larg se dje, një tjetër sulmues në El Paso vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë në një dyqan në Walmart para se të arrestohej nga forcat e rendit. Ai ishte një djalë i bardhë 21 vjeç.
20 minuta para krimit, vrasësi kishte publikuar një manifest urrejtjeje në internet ku akuzonte komunitetin hispanik se po i rrëmbente vlerat Amerikës dhe të bardhëve. “Kjo është gjenerata e fundit e bebeve të bardha” në Amerikë, thuhet në manifestin e tij në internet.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...