Senati amerikan miratoi sot një projektligj dypalësh të shpenzimeve që do ta mbajë qeverinë të financuar deri më 11 dhjetor, duke shmangur një dështim shumë të frikshëm fiskal dhe mbylljen e qeverisë.
“Projektligji kaloi 93-2 dhe tani do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për t’u nënshkruar nga presidenti Donald Trump”, njoftuan burimet.
Qeveria federale u mbyll për herë të fundit në dhjetor 2018 për 35 ditë, mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së, pasi Trump refuzoi të nënshkruajë një projektligj financimi që nuk përfshinte para për murin në kufirin e SHBA-së me Meksikën./atsh/
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...