Shtetet e Bashkuara u kanë vënë sanksione gjashtë individëve dhe shtatë bizneseve të lidhura me milicinë shiite të Libanit, Hezbollah.
Sanksionet janë të lidhura me aktivitetet terroriste.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka thënë dje se sanksionet janë “vala e parë” në fushatën për t’iu bërë presion grupeve aleate me Iranin gjatë këtij viti, transmeton radio evropa e lirë.
“Ne do të jemi të pamëshirmshëm në identifikimin, ekspozimin dhe shkatërrimin e rrjeteve të mbështetjes financiare të Hezbollahut në nivel global”, ka thënë Mnuchin.
Departamenti i Thesarit ka thënë se ka pasur cak, persona dhe kompani të lidhura me “anëtarin e Hezollahut dhe financierin, Adham Tabaja apo kompaninë e tij, Al-Inmaa Engineering and Contracting”.
Mnuchin, ka thënë se Hezbollahu është “përfaqësuesi kryesor i Iranit që përdoret për të prishur qeveritë arabe në Lindjen e Mesme”.
Hezbollah është organizatë politike dhe ushtarake që është e përfaqësuar në parlamentin e Libanit.
Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete arabe sunite e kanë akuzuar Hezbollahun për mbështetje të terrorizmit rajonal, ndërsa Kongresi amerikan më herët ka vënë sanksione ndaj milicisë, duke e cilësuar si “përfaqësuesin e terrorizmit” të Teheranit./REL
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...