Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një sllovaku, nën dyshimet se ka punuar për Rusinë, në përpjekjet e Moskës për të blerë armë dhe municion nga Koreja e Veriut, me qëllim që të mbështesë luftën e saj në Ukrainë.
Ashot Mkrtychev, 56 vjeç, nga Bratislava ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjeve për shitje për Korenë e Veriut për të transportuar armë dhe municione në Rusi midis fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Në këmbim, Phenjani do të merrte para të gatshme, avionë komercialë, mallra të tjera dhe lëndë të para, tha Thesari.
Mkrtychev ka punuar me zyrtarët e të dyja shteteve për të arritur marrëveshjet, tha SHBA-ja.
“Negociatat e Mkrtychev me Korenë e Veriut dhe zyrtarët rusë dhanë përfitime për të dyja palët, përfshirë edhe pagesat financiare dhe marrëveshjet për armët”, tha SHBA-ja.
“Ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut”.
Thesari nuk tha se nëse ndonjëra prej këtyre marrëveshjeve është zbatuar apo nuk tregoi për armë specifike, po tha se ka vendosur sanksione ndaj Mrtychev.
SHBA-ja tha se vitin e kaluar, pas rritjes së sulmeve ajrore në Ukrainë, Rusia kishte blerë municione artilerie dhe raketa nga Koreja e Veriut.
Zëdhënësi Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, atëbotë tha se Koreja e Veriut po dërgonte municion në Rusi, por gjithë këtë gjë po e kamuflonte gjoja se po dërgonte armë në Lindjen e Mesme apo në Afrikën Veriore.
Kirby po ashtu ka tha se Koreja e Veriut ka dërguar armë për grupin mercenar rus, Wagner, që po lufton në Ukrainë.
Koreja e Veriut ka mohuar pretendimet e SHBA-së se i ka dërguar armë Rusisë.
Sipas vendimit Mkrtychec do të ndalohet që të bëjë biznes në SHBA dhe amerikanëve u ndalohet që të bëjnë biznes me të./REL
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,