Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre operacioneve të hakerave të mbështetur nga qeveria, pasi që thuhet se ishin prapa vjedhjes së qindra miliona dollarëve.
Thesari tha se tre grupet me emrat si Grupi Lazarus, Bluenoroff dhe Andariel, ishin prapa vjedhjeve të mëdha të institucioneve financiare dhe kriptovalutave, si dhe hakimin WannaCry të 2018, transmeton portali arbresh.info.
Të tre grupet janë të lidhur me Byronë e Përgjithshme të Zbulimit, zyrën kryesore të inteligjencës së Phenianit dhe janë prapa shumë viruseve keqbërëse të kompjuterit si dhe përpjekjeve për të vjedhur miliarda dollarë në internet për të financuar qeverinë e Koresë së Veriut, tha Thesari.
“Thesari po ndërmerr veprime kundër grupeve hakerë të Koresë së Veriut që kanë kryer sulme kibernetike për të mbështetur programet e armëve të paligjshme dhe raketave,” tha Sigal Mandelker, Sekretari i Thesarit për Sekretarinë për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...