Google ADS

SHBA sanksionon gjeneralin e Mianmarit

19:19 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjeneralin e Mianmarit që akuzohet për udhëheqjen e fushatës së spastrimit etnik kundër popullit Rohingya.

Maung Maung Soe është në mesin e figurave botërore që janë në listën e zezë të SHBA-ve për akuza të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, transmeton portali arbresh.info

Kriza në Mianmar ka bërë që më shumë se 650 mijë myslimanë të ikin në Bangladesh që nga muaji gusht.

Ushtria e Mianmarit thotë se është duke luftuar militantët Rohingya dhe mohon se po shënjestron civilët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme