Të enjten, Departamenti i Shtetit vendosi sanksione ndaj një instituti kërkimor dhe disa kompanive kineze, për të cilat tha se ishin përfshirë në furnizimin e programit të raketave balistike të Pakistanit.
Në tetor të vitit 2023 Uashingtoni vuri sanksione ndaj tre kompanive me bazë në Kinë për furnizimin e Pakistanit me pajisje që përdoren për raketat.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha përmes një deklarate se Instituti Kërkimor i Pekinit për Automatizimin e Industrisë së Ndërtimit të Makinerive kishte bashkëpunuar me Pakistanin për të blerë pajisje për testimin e motorëve të raketave për sistemet “Shaheen-3” dhe “Ababeel” dhe mundësisht për sisteme më të mëdha.
Sanksionet kishin gjithashtu në objektiv kompanitë kineze “Hubei Huachangda Intelligent Equipment Co”, “Universal Enterprise” dhe “Xi’an Longde Technology Development Co”, si edhe firmën pakistaneze “Innovative Equipment” dhe një shtetas kinez, për transferimin me vetëdije të pajisjeve që ndalohen në bazë të kufizimeve për teknologjinë e raketave, tha zoti Miller.
“Siç tregojnë masat e sotme, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër përhapjes së armëve dhe aktiviteteve të prokurimit që lidhen me to, kudo që ndodhin”, tha zëdhënësi Miller.
Liu Pengyu, zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, tha se: “Kina kundërshton me vendosmëri sanksionet e njëanshme dhe juridiksionin që nuk bazohen në ligjin ndërkombëtar ose autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Kina do të “mbrojë fuqishëm” të drejtat dhe interesat e kompanive dhe individëve kinezë, tha zëdhënësi Liu.
Ambasada e Pakistanit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./voa
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...