Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shtatë shtetasve ukrainas dhe katër subjekteve ukrainase, për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se personat e sanksionuar janë: Oleksandr Dubynskiy, Dmytro Kovalchuk, Kostyantyn Kulyk, Oleksandr Onyshchenko, Anton Symonenko, Andriy Telizhenko dhe Petro Zhuravel.
Katër ueb-faqe dhe grupe mediatike – Era-Media, Onli n’Yuz, Nabuleaks dhe Skeptik – u sanksionuan po ashtu.
Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, të gjithë të sanksionuarit janë “pjesë e një rrjeti të inteligjencës, të lidhur me Rusinë dhe me Andriy Derkachun”, i cili është sanksionuar në shtator.
Derkach, anëtar i Parlamentit ukrainas, “ka qenë agjent aktiv rus për më shumë se një dekadë”, tha Pompeo.
Derkach ka qenë i lidhur me një përpjekje të Rudy Giulianit – avokatit personal të presidentit amerikan, Donald Trump – për të gjetur informacione komprometuese për ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden, i cili garonte kundër Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe përfundimisht e mundi atë.
Pompeo nuk e përmendi të hënën as Bidenin, as Trumpin, por tha se sanksionet kanë në shënjestër “përhapjen dhe promovimin e koordinuar të akuzave mashtruese ose të pabazuara, që përfshijnë një kandidat politik amerikan”.
“Ata kanë bërë vazhdimisht deklarata publike, duke i avancuar rrëfimet keqdashëse se zyrtarët e Qeverisë amerikane janë përfshirë në marrëdhënie korruptive në Ukrainë”, tha Pompeo./REL/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...