Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë vendosur sanksione për individë dhe subjekte nga Izraeli. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë e këtë vendim po e marrin si tregim i përkushtimit për paqen dhe sigurinë mes Palestinës dhe Izraelit.
Në njoftim tutje thuhet se SHBA do të përdor të gjitha mjetet për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor.
“Sanksionet e sotme ndaj individëve dhe subjekteve izraelite demonstrojnë përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë për palestinezët dhe izraelitët njësoj. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Departamenti i Thesarit i SHBA ka sanksionuar ty subjekte, Moshes Farm dhe Zvis Farm, si dhe tre shtetas izraelitë.
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...