Shtëpia e Bardhë mbrojti sot një marrëveshje me Iranin për lirimin e 5 të burgosurve amerikanë që është kritikuar nga republikanët, për shkak të sanksioneve kundër Iranit.
Të hënën, qeveria amerikane konfirmoi se kishte miratuar lirimin e 6 miliardë dollarëve, një shumë që kishte mbetur e “ngrirë” në Korenë e Jugut, në këmbim të lirimit të 5 amerikanëve.
“Kjo nuk është një pagesë e asnjë lloji. Nuk është shpërblesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Këta nuk janë dollarë të taksapaguesve amerikanë. Ne nuk kemi hequr asnjë nga sanksionet tona ndaj Iranit”, këmbënguli ai.
Sipas SHBA-së, Irani do të jetë në gjendje t’i përdorë këto fonde për të blerë ushqime dhe ilaçe, artikuj që nuk janë subjekt i sanksioneve.
Kundërshtarët republikanë të presidentit demokrat Joe Biden shprehën pakënaqësi me marrëveshjen, duke argumentuar se administrata pranoi t’i paguante një “shpërblim” Republikës Islamike. Lëshimi i fondeve “nxit drejtpërdrejt kundërshtarët e Amerikës që të ecin përpara me pengje të reja”, u ankua Mike McCaul, kryetari republikan i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve. “Administrata po tregon dobësi, e cila nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të vërë në rrezik edhe më të madh amerikanët dhe njerëzit liridashës në mbarë botën”, shtoi ai.
Administrata Biden pranoi se bëri zgjedhje të vështira, por kundërshtoi se prioriteti i saj është lirimi i amerikanëve dhe se burimet që do të transferoheshin tashmë i përkisnin Iranit.
Në mesin e 5 amerikanëve që pritet të lirohen është Shiamak Namazi, është një biznesmen i cili u arrestua në vitin 2015 dhe u akuzua për spiunazh mbi ato që familja e tij i përshkroi si dënime të dyshimta, duke përfshirë lidhjet e tij në të kaluarën me grupet e kërkimit amerikan.
Dy të tjerë janë ambientalisti Morad Tabaz dhe investitori Emad Sharqi./abcnews.al
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...