Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton të destabilizojë ish-republikën sovjetike, Moldavinë.
“Ne besojmë se Rusia po ndjekë opsionet për të dobësuar Qeverinë moldave, ndoshta me qëllim përfundimtar që të ketë një administratë më miqësore me Rusinë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby.
Qeveria e Moldavisë po kërkon që të krijojë lidhje më të ngushta me institucionet perëndimore dhe është e afërt me Qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës fqinje, e cila për më shumë se një vit po përballet me pushtimin rus.
Një pjesë e territorit moldav, rajoni i Transnistrisë, kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Uashingtoni beson se Moska po synon që të nxisë zgjerimin e jostabilitetit.
“Aktorët rusë, disa prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, po kërkojnë që të organizojnë dhe të përdorin protestat në Moldavi si bazë për të nxitur një kryengritje të fabrikuar kundër Qeverisë moldave”, tha Kirby.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...