Tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë për krizën mbi ukrainën janë diskutuar në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën diplomatët nga dy anëtarët e përhershëm paraqitën pikëpamjet e tyre.
Rusia ka dështuar të ndalojë atë që e quajti një mbledhje “provokative” të Këshillit të Sigurimit për rigrupimin e ushtrisë së saj, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të trupit e shohin si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, transmeton portal arbresh.info
“Kërcënimi i agresionit në kufi me Ukrainën është një provokim”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në organin 15 anëtarësh. “Provokimi vjen nga Rusia, jo nga anëtarët e tjerë të këtij këshilli”, tha ajo.
Ajo e akuzoi Rusinë për sjelljen e më shumë se 100 mijë trupave pranë kufirit me Ukrainën dhe për përgatitjen e “aksionit sulmues” në vend. Ambasadorja pretendon se Uashingtoni ka informacione se Moska planifikon të sjellë 30,000 trupa të tjera në Bjellorusi në fillim të muajit të ardhshëm.
Në ndërkohë, Ambasadori rus Vasily Nebenzia, ndërkohë, tha se nuk kishte “asnjë provë” se Moska po planifikonte të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Ukrainës, duke theksuar se Rusia vazhdon ta përsërisë atë.
“Kolegët tanë perëndimorë po flasin për nevojën e de-përshkallëzimit. Para së gjithash, ata vetë po rrisin tensionet dhe kanë retorikë që inkurajojnë përshkallëzimin”, theksoi ai.
Debati i së hënës është me iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe iu deshën edhe nëntë vota të tjera.
Dhjetë anëtarë ishin pro, Rusia dhe Kina ishin kundër dhe India, Gaboni dhe Kenia abstenuan. Nebenzia tha se Rusia “nuk kishte frikë” të diskutonte për Ukrainën, por nuk e pa qëllimin e takimit. Ai shtoi se Moska kurrë nuk ka konfirmuar se sa trupa janë në të vërtetë afër kufirit.
Ambasadori kinez Zhang Yun tha se “duhet heshtja tani, jo diplomacia megafonike”.
Këshilli i Sigurimit u mblodh disa herë për të diskutuar për Ukrainën pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, por nuk miratoi asnjë rezolutë.
Rusia, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe, janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos për rezolutat./arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...