Google ADS

SHBA: Rusia planifikon të aneksojë tokën ukrainase

00:44 | 20 Korrik 2022
Trina Galanxhi

SHBA thotë se Rusia është duke planifikuar të aneksojë më shumë territor ukrainas duke përdorur një “lojë të ngjajshme” sikurse me Krimenë.

Duke cituar inteligjencën amerikane, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Rusia tashmë po hedh bazat për aneksimin, trasnemton portal arbresh.info

Rajonet e pushtuara të Ukrainës mund të mbajnë referendume “të rreme” për bashkimin me Rusinë që në shtator, tha ai.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 pas një referendumi i cili u konsiderua gjerësisht si i paligjshëm.

“Ne duam t’ia bëjmë të qartë popullit amerikan,” u tha Kirby gazetarëve, “se askush nuk mashtrohet nga ai ( Vladimir Putin) që po heq pluhurin nga lojërat e vitit 2014”.

Ai akuzoi Rusinë për instalimin e zyrtarëve të paligjshëm pro-rusë për të drejtuar rajonet e pushtuara të Ukrainës, me qëllim organizimin e referendumeve për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të organizuar me shpejtësi dhe është konsideruar i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar.

Kirby tha se ai po “ekspozonte” planet ruse “kështu që bota e di se çdo aneksim i supozuar është i paramenduar dhe i paligjshëm, ndërsa premtoi për një përgjigjje të shpejtë nga SHBA-të dhe aleatët e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme