Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara tha se shpërthimi i COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve”.
Dr. Rochelle Walensky i bëri këto komente gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa disa shtete amerikane kanë rekomanduar qytetarët që të vendosin maskat sërish, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind, ndërkaq numri i vdekjeve është rritur për 26 për qind. Walensky tha se pothuajse të gjitha hospitalizimet dhe rastet e vdekjeve janë në mesin e personave të pavaksinuar.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pret që numri i rasteve të rritet gjatë javëve në vazhdim në komunitetet ku niveli i vaksinimit është i ulët.
Për shkak të rritjes së rasteve, zyrtarët shëndetësorë në qytetin e Las Vegasit u kanë rekomanduar qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura edhe nëse janë të vaksinuar. Edhe në zonën e San Franciskos, zyrtarët kanë rekomanduar për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura.
Rekomandimet për mbajtjen e maskave vijnë në kohën kur fushata e vaksinimit në SHBA është ngadalësuar, edhe pse 68 për qind e të rriturve në nivel vendi kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kanë thënë autoritetet.
Ndërkaq, Rusia ka regjistruar shifra rekorde të të vdekurve më 16 korrik, ku autoritetet thanë se kana vdekur 799 persona.
Zyrtarët rusë thonë se varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar këtë valë të re të pandemisë, por Rusia po ashtu ka një nivel të ulët të vaksinimit krahasuar me shtetet perëndimore. Rreth 19.5 për e popullatës ruse prej 146 milionë banorësh ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Në Seul të Koresë së Jugut, për të 11 ditë me radhë janë regjistruar mbi 1.000 raste me COVID-19, duke detyruar zyrtarët që të ashpërsojnë masat kundër pandemisë në mbarë vendin.
Në Tokio të Japonisë një person doli pozitiv me COVID-19 në fshatin olimpik, thanë organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Ky rast ka rritur shqetësimet lidhur me infektimet që mund të ndodhin gjatë Olimpiadës, që do të nis javën e ardhshme. /rel
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...