Gjatë 24 orëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 33,701 raste të reja të koronavirusit, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Kështu, numri i personave të prekur nga virusi i ri në shtetin me më së shumti raste në botë shkoi në 2,254,662, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 607 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 119,719.
Në këto shifra janë përfshirë rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, presidenti Donald Trump të shtunën ka mbajtur një tubim me mijëra pjesëmarrës. Ai vazhdimisht ka kërkuar që të largohen masat kufizuese dhe të riaktivizohet ekonomia.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve nga Covid-19.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...